Atentat shqiptarit në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

166
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në një lagje të kryeqytetit grek.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke ishte duke ecur në rrugë në momentin kur dy persona me një motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar dy herë në gjoks. Sipas medieve greke, bazuar te informacionet nga policia dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh, ndërsa vijojnë kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e plagosjes. Ndërkohë që shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Athinë.