Atentat me armë zjarri, ekzekutohen dy vetë në Sukth

556
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Dy persona dyshohet se janë vrarë brenda një makine në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Sukthit.
Ende nuk dihen detaje për ngjarjen, por nga raportimet e para mësohet se viktimat janë qëlluar me armë brenda në mjetin e tij Audi me targa AA 111 OI. Dyshohet se janë qëlluar nga një mjet tjetër në ecje.

Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se personat e përfshirë në ngjarje nuk kanë qenë banorë të zonës. Mësohet se një prej viktimave është ish-shefi i Krimeve të Tiranës, Ervin Dalipi, i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.
Sigal