Atentat automjetit në ecje në Mamurras, plumbat futen deri në sediljen e pasagjerit

623
Sigal

Një atentat ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit ku është qëlluar me armë ndaj një automjeti në ecje. Burime për Shqiptarja.com thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, mbrëmjen e 3 tetorit, kur Kreshnik Pistja ka qenë duke lëvizur me automjet pranë autostradës Mamurrasit, duke shkuar për në banesë.

Në ecje e sipër ndaj automjetit të tij është qëlluar disa herë me armë, ku plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit, por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjëri prej tyre. Për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbinit dhe e Mamurrasit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Ndërkohë Report Tv sjell videot ekskluzive nga automjeti në fjalë dhe shenjat e plumbave deri në sediljen e parë të pasagjerit.Automjeti aktualisht ndodhet në komisariatin e Policisë në Laç.