Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.

Dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi krimi ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.

Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.