Atdheu i plaçkitur dhe i shitur në ankand, na ka mbetur vetëm… Flamuri Kombëtar

718
Përparim HALILI
Shtetarët në këto 27 vite i kanë shitur pasuritë e vendit tek të huajt, jo për t’u zhvilluar ekonomia, por si pazare për t’u pasuruar për vete
Vetëm Monumenti Skënderbeut ka mbetur ende pa u shitur, por, nëse sheshi i ri i Tiranës do të jepet me koncesion, brenda këtij sheshi është edhe monumenti e, për rrjedhojë është i shitur, si çdo pasuri kombëtare, që është bërë viktimë e politikanëve dhe shtetarëve tanë, të cilët kanë vepruar e po veprojnë si kaçakë-hajdutët dhe xhambazët e pazareve të 200 viteve më parë…
Shqipëria jonë si hartë, nuk është më e jona fizikisht dhe ekonomikisht. As qeveritë e vendeve më të shpartalluar në botë, nuk kanë bërë me vendet e tyre, masakrën dhe turpin që kanë bërë e po vazhdojnë të bëjnë shtetarët tanë me Shqipërinë, duke e trajtuar si plaçkë tregu. Prej 27 vitesh presidentët, partitë politike, politikanët e lartë, qeverisjet, ministrat, deputetët dhe bota e krimit rajonal, vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë të nxjerrë në ankand të lirë, duke firmosur dhe shfrytëzuar shitjen e saj tek të huajt, nën emrin e Partneritetit Publik, të ndërtimit të kapitalizmit, të zhdukjes së varfërisë, të afrimit ë investitorëve të fuqishëm të botës, të rritjes ekonomike, të konsolidimit të turizmit, të kthimit në superfuqi energjetike, të pranimit në BE… 
Deri tani, vetëm shitje e shkatërrim i vendit… 
Deri tani, ka pasur vetëm shitje e shkatërrim të këtij vendi në çdo cep e në çdo sektor dhe asnjë përfitim, asnjë ndryshim, por “rënie kokë poshtë” drejt “humnerës” ekonomike. Parajsa e deklaruar dhe e premtuar për shqiptarët është realitet, vetëm për kastën politiko-shtetërore dhe agallarët e pasuruar me mbështetjen e tyre. Kjo kastë miliardësh në llogari bankare e pasuri fizike, përbën vetëm 5% të popullsisë së mbetur në këtë vend të boshatisur prej “kolerës” së emigrimit, për shkak të denigrimit moral, ekonomik, social, ligjor e administrativ, që politika e mbrapsht e anti-shqiptare, u ka bërë dhe vazhdon t’u bëjë vlerave profesionale, intelektuale e njerëzore të këtij vendi! E sikur të mos mjaftonte denigrimi i shoqërisë, prej 27 vitesh, pasuritë kombëtare janë bërë e po bëhen pasuri të të huajve të përzgjedhur e rekomanduar nga mafia rajonale, evropiane e botërore, klientë pazaresh të shtetarëve e politikanëve tanë, me synim pasurimin dhe sundimit e tyre të përjetshëm e të trashëguar në Shqipëri. Janë shitur e janë dhënë me koncesion gjithë sektorët e ekonomisë, shërbimet publike kombëtare e komunitare, sektorët strategjikë e gjithçka u është kërkuar dhe u ka sjell përfitime. Vetëm Monumenti Skënderbeut ka mbetur ende pa u shitur, por nëse edhe sheshi i ri i Tiranës, dot të jepet me koncesion, brenda këtij sheshi gjendet edhe monumenti e për rrjedhojë… është i shitur, si çdo pasuri kombëtare, që është bërë viktimë e politikanëve dhe shtetarëve tanë, të cilët kanë vepruar e po veprojnë si kaçkë-hajdutët dhe xhambazët e pazareve të 200 viteve më parë. Çfarë ndodh? Për të marrë borxh një “thes” me dollarë, shesin një minierë. Për të marrë një vlerësim pozitiv për qeverisjen, falin një spital. Për të garantuar bursa studimi për fëmijët, falin një aeroport. Për të siguruar një vilë në plazhet e botës, falin nëntokën e bakrit, plazhet, malet, fushat, kalatë historike, monumentet e kulturës, lumenjtë, naftën, ajrin dhe detin. Për të shtuar pasuritë e tyre për 10 breza, pranojnë plehrat e importit dhe lejojnë sondat e huaja të na marrin naftë e gaz në detin shqiptar! Për të dalë në fotografi me liderët e botës, përdorin lekët e pensioneve të jetimëve e invalidëve, falin troje në vijën bregdetare, kapin licenca lojërash fati për 50 vite aktivitet pa taksa! Të rekrutuar nga individët e krimit në kërkim ndërkombëtar, i kthejnë ata në Shqipëri, i japin koncesione e biznese dhe i “gradojnë” deputetë, ministra, këshilltarë qeverie, drejtorë, anëtarë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, drejtues të lartë në ekonomi, financa shteti, pushtet lokal, në drejtësi, në shërbimin sekret, në ushtri e polici, duke i përdorur për marrje e mbajtje pushteti! Nëse bënë “inventarin” e ekonomisë kombëtare, rezulton se Shqipërisë nuk i ka mbetur asgjë përveç ministrave, deputetëve, administratës publike, partive politike, zyrave të shtetit. Më saktë, pas nxjerrjes dhe shitjes së vendit në ankand kombëtar e ndërkombëtar, shqiptarëve u ka mbetur varfëria, xhungla sociale, “koka nën thundrën” e politikës. Ndërsa Shqipërisë, i ka mbetur vetëm Himni dhe Flamuri Kombëtar, të cilët këndohen e valëviten me hipokrizi e tallje, politikanëve sa herë vijën të huajt… 
Samiti i Triestes dhe realiteti shqiptar
Samiti i Triestes, nuk i dha asnjë kacidhe mbështetje financiare, mbasi e di që Shqipëria nuk prodhon asgjë, mbasi e di që shtetarët shqiptarë i vjedhin fondet e investimeve. BE që i njeh deri “qelizë” politikanët shqiptarë, nuk u dha asnjë shpresë për hapjen e negociatave, mbasi e di mirë që nuk punojnë për integrimin e vendit, ndaj dhe kryeministrin që shkoi në këtë Samit me atlete të bardha e përcilli me “këpucë të kuqe”! BE dhe bota e konsiderojnë Shqipërinë një “arrë të shkundur” që nuk prodhon dot më, ndaj dhe e kanë lënë të vetë-zhbëhet nga politikanët dhe shtetarët e saj, të ndërrojnë pushtete me mirëkuptim në çdo 4 e 8 vite, të super-pasurohen dhe të mbajnë fjalime false para popullit që vazhdon e beson dhe e duartroket 
Ja çfarë na ka bërë politika…
1, Soros na cakton ministrat dhe deputetët
2. Gjermania na shuan zjarret në pyje
3. Greqia na ruan qiellin
4. Rusia na sjell gazin
5. SHBA na vesh ushtrinë
6. Soros na harton dhe na financon ndryshimet në Kushtetutë
7. Gjermania na sjell programet ekonomike elektorale
8. India na sjell plehrat kimike për bujqësinë
9. OBSH na urdhëron kur të bëjmë vaksinat
10. Venecia na miraton ligjet e reformës në drejtësi
11.ODIHR na tregon si të zbatojmë ligjet
12. Bolonja na sjell modelin universitar
13. “EUROPOL” na trajnon policët
14. Italia na merr edhe kripën natyrale
15. Franca na merr ziftin në Selenicë
16. Festat kombëtare i kremtojmë me këngëtarë serbë e grekë
17. Greqia dhe Italia na marrin mermerin
18. Të huajt na shfrytëzojnë shërbimin telefonik celular
19. Të huajt na administrojnë dhe komandojnë sistemin bankar
20. Të huajt na kanë marrë koncesionet në shëndetësi
21. OSBE dhe Banka Botërore, na përcaktojnë fondet e zhvillimit të bashkive
22. Mali i Zi na cakton nivelin dhe kufirin e ujërave
23. Soros na kualifikon, financon dhe komandon mediat
24. OSBE na jep udhëzime e urdhra për reformën në administratë
25. FMN na cakton se sa duhet të jenë pensionet, pagat dhe se kur duhet vendosur minimumi jetik
26. Banka Botërore, na cakton se ku dhe kur duhet të bëhen investimet
27. Italia na merr pyjet
28. Austria na merr lumenjtë për HEC-e
29. BE na cakton se kur duhet të bëjmë eksporte bujqësore 
30. OSBE, BE dhe KiE, na komandojnë zgjedhjet parlamentare e lokale
31. Të huajt na komandojnë Ekipin Kombëtar të Futbollit
32. Turqia na ka marrë shërbimin e telefonisë “fikse”
33. UNESKO na përcakton zonat muzeale
34. OSBE na bënë listën me të korruptuarit në drejtësi
35. Arabia na sjell karburantet
36. Naftën në detin e Durrësit, na i merr firma australiane “SAN LEON”
37. “Bankers” na merr naftën në Fier-Patos
38. Planet rregulluese të qendrave të banuara dhe zonave turistike, na i bëjnë të huajt
39. Greqia na komandon Kishën Ortodokse Autoqefale
40. Trieste na përcakton financimet e zonës ekonomike rajonale
41. Serbia na sjell miellin për bukë
42. Brazili na sjell mishin dhe pulat kancerogjene
43. Bota na merr e nuk na kthen studentët e ekselencës
44. Japonia na sjell grandet për bujqësinë
45. Maqedonia na sjell 90% të produkteve ushqimore
46. Austria na nxjerr e na merr kromin
47. Gjermania na merr mjekët e specializuar
48. Turqia na kam marrë ish-Kombinatin Metalurgjik, na sjell e na shkrin skrapin
49. Vendet e BE na imponojnë blerjen e ilaçeve të skaduara
50. Franca na prodhon Pasaportat dhe Kartat e Identitetit
51. Zvicra na kolaudon automjetet
52. Greqia na zapton me dhunë troje, për të ngritur varreza false ushtarësh grekë
53. Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, na i komandojnë të huajt
54. Laboratorët mjekësor i kanë privatizuar grekët dhe serbët
55. Portin Detar në Durrës, na i komandojnë gjermanët
56. Kantierin e ndërtim-riparimit të anijeve, na i komandojnë turqit
57. Katër HEC-e në veri-lindje dhe në jug, i kanë blerë turqit
58. Tekstet e gjuhëve të huaja për arsimin para-universitar, na vijnë nga jashtë shtetit
59. Doganat na i kontrollojnë të huajt
60. Edhe Obeliskun për 100 vjetorin e Pavarësisë, na i bënë të huajt
61. Këshilltarët e qeverisë, janë të gjithë të huaj
62. Sondazhet për zgjedhjet parlamentare e lokale, na i bëjnë të huajt
63. Hashashin na e zbulon Italia nga ajri dhe e kap në det
64. Turqia na nxjerr e na merr bakrin, argjendin dhe arin
65. Turqia na sjell veshjet “Gabi”
66. FAO na përcakton se çfarë cilësie mielli, duhet të përdorim për bukë
67. Të huajt na vlerësojnë punën e qeverisë
68. Bullgaria na sjell letrën për gazeta
69. Bankat dhe “gropat e zeza” financiare (kompanitë of shore) në Qipro e Panama, na fshehin e e pastrojnë miliardat e vjedhura të shtetarëve tanë.
70. Edhe gjuetinë në pyjet tona e shfrytëzojnë të huajt
71. Uniformat e policisë na i qepin grekët
72. Australia ka marrë “Lotarinë Kombëtare”
73. Edhe punësimi në shtet, pranohet vetëm me diploma të huaja
74. Italia na ruan detin
75. Parlamenti Evropian, na cakton se cilët komunitete do trajtohen me strehim
76. BE na detyron të pranojmë importin e plehrave (sipas kryeministrit)
77. Holanda na detyron të lejojmë martesat meshkuj-meshkuj dhe femër-femër
78. Rritjen e përqindjes ekonomike, na përcaktojnë të huajt
79. Medaljet dhe dekoratat shtetërore, na i prodhon Turqia
80. Franca na dekoron kryeministrin me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”
(Me këtë realitet dhe batërdi (anti)kombëtare, a mund të kemi një qeveri “Legjion Nderi”?!)
Sigal