AT Nikolla Marku/ Skandali i i radhës, i shpurës së Janullatos

555
Tashmë është e qartë për çdo besimtar dhe shqiptar se çdo replikë apo denoncim të punëve të Janullatosit nuk ia vlen t’i drejtohemi atij personalisht, sepse është e qartë që ai personalisht është kthyer në një kukull, që mbahet si dordolec nga të tjerë, këta janë “banda Janullatos”. Janullatos tashmë nuk ka asnjë vlerë, sepse detyrat e Asfalisë greke dhe shovinizmit grek i mbaroi. Tani puna do të vazhdojë me të tjerë, me bandën e tij pseudofetare dhe drejtpërdrejtë shoviniste kundër atdheut tonë. “Banda” Janullatos është e njohur për të gjithë shqiptarët. Banda fillon me pseudopriftërinjtë grekë brenda kishës ortodokse shqiptare, priftërinjtë e shitur tek shovinizmi grek, PBDNJ, shoqata biznesmene OMONIA, partia Agimi i Artë në Greqi. Jam plotësisht në solidaritet dhe në mbështetje të intelektualëve, gazetarëve, politikanëve që mbajtën qëndrim të shkëlqyer kundër skandalit të fundit të “Bandës” Janullatos në lidhje me kishën e Dhërmiut. Një bandë, plot skandale brenda kishës ortodokse shqiptare, por dhe në prishje të historisë kishtare dhe asaj kombëtare në tërësi, nuk mundet të bëjë krahasime të ngjashme me vitin 1967, kur diktatura burgoste klerikë dhe prishte godina kulti. Sot, të mendosh se shteti shqiptar, ka mendësi të viteve 1967, është kulmi i cinizmit dhe shprehje e një farmaku të konservuar brenda mendjes shoviniste të Vorio Epirit. Për kishën e Dhërmiut, u reagua nga banda Janullatos në mënyrën më egërsore, të krahasueshme me një furtunë antibesim, të ngritur nga shteti shqiptar. Ndodhi, që më e pakta që u bë, ishte se, reagimi mazhorancë-opozitë i tregoi kufirin tek thana, duke i kujtuar bandës Janullatos, se e teproi qëllimisht për të krijuar imazhin e një Shqipërie, e cila dëmton besimet fetare. Sigurisht, ishte skandali i radhës i bandës Janullatos. Banda Janullatos, ka përparuar shumë në dëm të Shqipërisë, në shumë drejtime, duke filluar me financime aspak transparente, ndërtime të ndryshme kishtare, klinika e shoqata të drejtpërdrejta me programe Vorio Epirote dhe tjetërsim të origjinës së besimit ortodoks shqiptar. Banda Janullatos tashmë ka kryer një invazion të rëndë brenda territorit të Shqipërisë dhe me propagandë të zezë deri në Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara. Me të drejtë shqiptarët pyesin: Ku janë mrekullitë e Janullatosit? Po e them me bindje se, mrekullitë e këtij antishqiptari deri në neveri janë, përbaltja e Shqipërisë dhe e sistemit shtetëror të saj, me çdo mënyrë. E fundit ishte kisha e Dhërmiut disa ditë përpara takimit në Tiranë, në të mirë të besimtarëve nga e gjithë bota. Fatmirësisht nuk pyeti kush për baltën e bandës Janullatos. Të krahasosh shtetin dhe shoqërinë shqiptare me ngjarjet antibesim të vitit 1967 është turp dhe gënjeshtër, kur në të njëjtën kohë besimet tashmë financohen nga shteti, madje dhe Janullatos me bandën e tij. Bandës Janullatos, duhet t’i përgjigjemi fort, për të pastruar poshtërsitë dhe invazionin ekonomik tepër të rrezikshëm. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë dhe se kjo punë do burra shteti e patriotizëm pa interes. Skandali i radhës do të jetë kur Janullatos nuk do të jetë kryepeshkop për arsye të ligjeve të Zotit. Banda Janullatos do të zgjedhë përsëri një grek në krye të kishës. Janë menduar të gjitha me kohë. Çfarë do të bëjmë ne? Ne duhet të jemi bashkë për ta shembur këtë invazion të pastër grek në dëm të Shqipërisë. Banda Janullatos nuk është çështje ortodoksësh shqiptare, është çështje e të gjithëve. Banda Janullatos shoqërohet në historinë e saj me skandale antishqiptare, që nga ndërrimi i statutit të kishës, çvarrimet në Kosinë, ngjarja në Përmet, regjistrimi i popullsisë, mbështetja për Agimin e Artë, bllokimet në kufi të emigrantëve, operacionet fshesa të policisë greke, heshtja për krimet e luftës në Kosovë, mosmbajtja e meshës për viktimat e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri, përdorimi i gjuhës greke në kishat shqiptare dhe forume ndërkombëtare, bizneset e tipit coza nostra në Shqipëri, njohja si kryetarë shteti dhe kryeministër jo të Shqipërisë, por ata të Greqisë, ndërtime kishash të stilit grek, zhdukjen e ikonave shqiptare me vlerë historike, konvertim të shqiptarëve në grekë, përdorim të shtetit grek si presion ndaj Shqipërisë si dhe shumë të tjera. Dhe sa gjëra duhet të bëjë banda Janullatos ndaj Shqipërisë? Dhe sa njerëz do të korruptojë me ryshfete për t’i hedhur kundër atdheut të tyre? Më kanë telefonuar pa fund, sepse nuk jap një mendim. Po. Mendimi për kishën e Dhërmiut është; Kisha ka historinë e saj brilante, e cila duhet respektuar së bashku me institucione historike, qeverisje, gjykatë, të shtetit shqiptar. Shqipëria ka disa kisha unite, që do të thotë të bashkuara katolike dhe ortodokse. Gjithmonë ka zgjidhje. Banda Janullatos do të shporret, kur në ortodokset e vërtetë të Shqipërisë të mblidhemi në një kuvend mbarëkombëtar, për të rivendosur statutin e Fan Nolit në krye të kishës pavarur ortodokse kombëtare shqiptare, statut i punuar me dashuri dhe besim tek Zoti dhe kombi. Ne, si kisha Shën Maria në Elbasan, nuk lëvizim nga qëndrimi ynë asnjë presje, sepse nuk mund të dalim kundër apo të fshijmë veprat e rilindësve tanë, që janë dhe rilindja shpirtërore dhe identifikuese e kombit shqiptar në Ballkan.
Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Maria, Lagjia Kala, Elbasan
Sigal