ASTIRI/ Gruaja që nuk dorëzohet, me duart e lidhura, ajo ngujohet në katin e tretë të banesës që rrezikon t’ja shembin

559
Sigal

Një grua ka treguar se nuk ka ndërmend ta lejojë IKMT-në që të shembë shtëpinë e saj.

Siç shihet edhe në disa foto, gruaja është ngujuar në katin e tretë të banesës së saj.

Me duart e lidhura, gruaja qëndron në këmbë dhe vijon rezistencën e saj për mos lejimin e shembjes së banesës.

Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur tre efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbetur të plagosur.

Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.