Asistenti e W. Bush/ ‘DASH’ ju trajton si koloni të Soros. Lëvizni vetë që t’ju dëgjojnë…

118

Jacob Grandstaff ka qenë asistent i Presidentit të SHBA-s, Xhorxh W. Bush. Ai ka titullin profesor, dhe aktualisht është gazetar e analist i lirë. Është rritur dhe i ka kryer studimet në SHBA. Ka jetuar 4 vitet e fundit në Rumani. Ka shkruar 9 artikuj që janë kthyer në skenar për një film me 9 seri, ku jepet ndikimi i Soros në politikën rumune.

Në një intervistë për median rumune ai, ndër të tjera ka thënë:

Nëse ju jeni i djathtë, konservator a patriot në Rumani, ju rrezikoni të zgjoheni në mëngjes me një etiketë që do t’ju krijonte shumë shqetësime.

Dhe më tej vazhdon me opinionin e tij për diplomatët dhe zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH):

Puna e ambasadës në Bukuresht dhe kudo në botë drejtohet nga Departamenti i Shtetit. Ideologjia dominuese e të cilit është shumë afër asaj të Sorosit. Për të qenë më të saktë duhet thënë se ideologjia e DASH është në një linjë me atë të Partisë Demokratike amerikane, ku Soros është një financues i rëndësishëm i ekstremit të majtë.

Shumica e stafit të DASH janë demokratë(janë simpatizantë të Partisë Demokratikë Amerikane). Dikush në administratën amerikane më ka treguar se 80-90 për qind e stafit të DASH janë demokratë; në vitin 2017, në DASH kishte 75 mijë punonjës, dhe kjo do të thotë se mbi 60 mijë prej tyre janë demokratë.

Kjo është arsyeja përse nuk është e lehtë të ndryshosh qëndrimet e DASH në kuptimin që edhe kur në krye të vendit vjen një President Republikan, si për shembull Xhorxh W. Bush apo tani Donald Trump, ata janë të detyruar të punojnë me punonjës që janë në shpirt me Partinë Demokratike, sepse është pothuajse e pamundur të largosh me mijëra vetë dhe të emërosh me mijëra të tjerë.

Kjo është arsyeja që në Rumani duhet të kenë parasysh se situata nuk do të ndryshojë për shkak të qëndrimeve të punonjësve të DASH por ajo duhet të ndryshojë nga brenda Rumanisë.

Rumunët për më tepër duhet të kenë parasysh se DASH e trajtonin Rumaninë si koloni. Dhe përderisa rumunët nuk do të jenë në gjendje të menaxhojnë vetë vendin e tyre, vendi i tyre do të trajtohet si koloni nga DASH, sic ka vepruar gjatë 10 vjetëve të fundit.

DASH nuk e trajton as Hungarinë dhe as Poloninë si koloni se qytetarët e këtyre vendeve nuk e suportojnë një trajtim të tillë.