Asgjësohen 151 rrënjë bimë Canabis në Gjirokastër dhe Tepelenë

470
Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Tepelenë në kuadër të operacioneve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike kanë bërë të mundur asgjësimin e 151 rrënjëve bimë narkotike, e llojit Canabis Sativa.
Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se në fshatin Golem të Komunës Picar në vendin e quajtur “Përroi i Vezhishtit”, u asgjësuan 64 bimë Narkotike Canabis Sativa. 
Ndërsa në fshatin Qesarat, Komuna Qesarat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Përroi i Hamzos”, u asgjësuan 87 bimë narkotike. Për të dyja rastet policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal