Arvizu: Ju, shembull në luftën e korrupsionit. Nishani:Rruga jonë, BE

502
Sigal

TIRANE – “Shqipëria është një shembull i mirë në luftën ndaj korrupsionit”. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu gjatë Konferencës Shkencore të Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me auditimin publik të vendit. Sipas tij KLSH ka bërë një punë të mirë, megjithatë ambasadori amerikan tha se duhet një trajnim më i mirë për audituesit. 

Arvizu theksoi se një auditues i pavarur është shenjë e një vendi demokratik. 

“Një auditues i mirë ka një rëndësi të madhe. Një auditues i mirë shikon nëse puna po ecën si duhet, apo drejt falimentimit.Një auditues i mirë tregon praktikat më të mirë. Në një qeveri të mirë audituesi duhet të jetë i mirë. Audituesi është shumë i rëndësishëm e sidomos për korrupsionin. KLSH në shqipëri po bën një punë të mirë. Në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria ka vendosur një shembull të mirë duke krijuar disa njësi të përbashkëta të njohura si JPH, që ka një ndëthurje mes prokurorëve, ministrisë dhe KLSH. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qënë partner jetik si pjesë e njësive hetimore, ai iu ka ofruar JPH shumë çështje. KLSh ka bërë një punë të madhe, por ka ende punë për të bërë. Audituesit duhet të jenë të mirë trajnuar dhe t’iu jepet e drejtë të futen në gjitha çështjet e qeverisë. Ndonëse audituesit nuk janë prokurorë, apo oficerë policie, reaportet e tyre mund të dënojnë zyrtarët e korruptuar. Një auditues aktiv e i pavarur është një shenjë e një vendi demokratik. Ndërsa Shqipëria po afrohet me BE ne po shohim një punë të madhe të KLSH”, deklaroi Arvizu.
 
Nishani: Shqipëria, vetëm një rrugë, atë drejt BE-së. Fatale nëse humbasim
Rruga e vetme që kreu i shtetit Bujar Nishani sheh për të ardhmen e vendit, është ajo e integrimit europian, madje nëse ky proces nuk do të arrihet, sipas presidentin do të ishte fatale!

Nga konferenca shkencore e Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me auditimin publik të vendit, Presidenti Bujar Nishani ngriti nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve në kuadër të procesit integrues të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Mbajtja e një parnteriteti dhe komunikimi veçanërisht në proceset që Shqipëria është duke ecur. Nuk ka një plan tjetër për Shqipërinë, ka vetëm një rrugë që është ajo e integrimit në BE. Institucionet janë të ndergjegjshëm që ky është një proces i cili nuk do të jetë i shkurtër, por kemi një detyrë të madhe, të përfshihemi në proces, të kontribuojmë në të. Do të ishte fatale nëse ne do ta humbisnim procesin. Ky proces ka standarde ka kërkesa, ka detyrime për gjithsecilin prej nesh, institucionet në radhë të parë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë”, tha kreu i shtetit Bujar Nishani