Artur Sulçe:Arsyet përse ndodhin aksidentet rrugore dhe masat që duhen marrë

2155
Sigal

INTERVISTA/Flet eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe, për shkaqet e aksidenteve në rrugë

Në një intervistë për “Telegraf”, eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe, bën një analizë për shkaqet e aksidenteve rrugore dhe cilat janë grupmoshat më të rrezikuara. Sipas zotit Sulçe janë një sërë elementesh që ndikojnë në aksidentet rrugore dhe se duhen marrë një sërë masash për parandalimin e këtyre aksidenteve.

 –Zoti Sulçe aksidentet janë rritur me shifra të frikshme, ku është rrezikshmëria më e madhe e aksidenteve?

-Aksidentet rrugore shkaktojnë çdo ditë një viktimë. Kryeqyteti renditet në krye të listës së qyteteve që ka numrin më të madh të tragjedive automobilistike. Viktimat, në 60 për qind të rasteve janë këmbësorët. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik i realizuar në Tiranë, duke iu referuar shifrave të Qendrës Kombëtare të Traumatologjisë, tregon se nga 1860 persona që dëmtohen nga aksidentet, rreth 300 humbasin jetën. Duke iu referuar shifrave, ISHP-ja hedh alarmin ndaj aksidenteve, çka konfirmon se Shqipëria ka 10 të vdekur për 15 mijë banorë, një numër që është 3.5 herë më i lartë se vendet e tjera. Numri më i madh i aksidenteve shënohet në kryeqytet, pasi ka më shumë automjete në qarkullim. Ndërsa janë meshkujt e moshës 25 deri në 45 vjeç, që kapin numrin më të madh të autorëve të aksidenteve, të ndjekur nga meshkujt e moshës 18 deri 25 vjeç. Ora që shënon më shumë aksidente në Tiranë është 12:00 deri në orën 20:00, ndërsa periudha që shënon pikun e rasteve me pasojë vdekjen është stina e verës. Ndër shkaqet e aksidenteve është shpejtësia tej normave të parashikuara në kodin rrugor ,mosrespektimi i sinjalistikës, automjetet me targa të huaja si dhe pakujdesia e këmbësorëve po kështu dhe mungesa e menaxhimit te trafikut e cila sjell dhe rritjen e potencialit te rrezikut ndaj  këmbësoreve .

 -Cilat grupmosha janë më të ekspozuara ndaj aksidenteve në ditët e sotme?

-Tirana regjistron edhe numrin më të madh të aksidenteve, por më shqetësues është fakti se mes viktimave bie në sy shifra e lartë e fëmijëve. Në këto aksidente janë plagosur 146 fëmije ose 8 për qind e gjithë të dëmtuarve si dhe kanë vdekur 31 fëmijë ose 10 për qind e gjithë të vdekurve. Ndërkaq, vihet re se grupmosha 5-10 vjeç është ajo më e prekura nga dëmtimet prej aksidenteve rrugore. Kjo grupmoshë dominon si për fëmijët këmbësorë, ashtu edhe për ata pasagjerë. Për sa i përket specifikimit, vërehet se mbizotërojnë këmbësorët, të cilët përbëjnë 74 për qind, pjesa më e madhe e të cilëve janë mosha të reja. Por, në listën e të rrezikuarve hyjnë edhe pasagjerët apo biçiklistët. Sipas statistikave të ISHP-së, që i referohen informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Qarkullimit Rrugor, gjate tre viteve të fundit ka prirje të rritjes së të dëmtuarve, ndërsa është rritur bilanci i viktimave.

 -A janë bërë rrugët tona më standarde dhe ku janë mangësitë në ndërtimin e këtyre rrugëve?

– Krijimi i rrugëve për komunitetin fillon që me studimin e llojit të mjedisit që do të ndërtohet: të kesh destinacionet afër njëri- tjetrit, të kesh stola në shkolla, parqe dhe vende publike më të përdorshme, te kesh densitetit e mjaftueshëm për të përballuar kalimin, të krijosh hapësirë komerciale në të cilën njerëzit mund te ecin me këmbë dhe për ata që përdorin karroce me rrota. Shumica e rrugëve për shëtitje janë më të vogla se 0.8 km. Ndërsa përdorimi i kombinuar me densitet te mjaftueshëm për të mbështetur biznesin tregtar transit dhe vendas, mund ta bëjnë ecjen ne këmbë një mundësi të vlefshme për banorët, për përdorim vetjak, dhe një densiteti i vogël i banorëve që mund të përdorin rrugën për ecje, mund ta dekurajojnë ecjen. Kur njerëzit janë nëpër dyqane apo zyra,do të ketë më pak këmbësore qe ecin nëpër rruge. Marrëdhënia ndërmjet planifikimit të përdorimit të rrugës dhe planifikimit te transportit është kritike, por shpesh kjo gjë injorohet. Komunitetet të cilët mbështesin transportin e balancuar e bëjnë ecjen dhe transitin publik më tërheqës.

 -Çfarë shkaqesh do të rendisnit ju si ekspert dhe ku mendoni se duhet ndërhyrë për parandalimin e aksidenteve?

-Një trafik me volum të madh e pengon këmbësorit që ai te ndihet i qetë dhe i sigurt, dhe krijojnë tek ta një ndjenjë frike në të cilën rruga në shumicën e rasteve duket një barrierë e pakalueshëm. Ndikimi i volumit të trafikut në jetën e komunitetit ka qenë i përhershëm. Shpejtësia e qarkullimit është edhe aspekti më kritik i sigurisë. Megjithëse këmbësori ndihet i sigurt në rrugët  në të cilën qarkullojnë mjete me shpejtësi te ultë,  në rrugë ku shpejtësi e lëvizjes është e madhe ka më shumë mundësi që këmbësori te dëmtohet. Në shpejtësi të larta, motoçiklistët kanë shumë pak mundësi që të shohin këmbësorët dhe shumë pak kohë për të reaguar që aksidenti të shmanget. Në një shpejtësi lëvizjeje prej 49km/h, një shoferi i duhen 31 metra për të ndaluar plotësisht, i cili e tejkalon shpejtësinë e shënuar në tabelë që mund të jetë rreth 30 km/h. Fatkeqësisht shumica e rrugëve tona janë projektuar që inkurajojnë shpejtësitë e larta, por fatmirësisht ne kemi mjetet e nevojshme që mund ta ndryshojmë këtë gjë. Në mënyrë parësore duke riprojektuar rrugë me trafik të qetë, ose duke projektuar rrugë të reja me shpejtësi të vogla qarkullimi. Reduktimi i shpejtësisë e rrit në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e këmbësorit. Përfitimet si pasojë e reduktimit të shpejtësisë shtrihen jo vetëm tek këmbësorët, por edhe tek shoferët dhe motoçiklistët.