Artistët te Teatri Kombëtar: Ku je Ismail Kadare? Hajde e na mbro!

583
Sigal

Protesta te Teatri Kombëtar po precipiton shumë rrezikshëm, pasi policia e ka rrethuar krejt godinën me forca të shumta policie, ndërkohë që brenda godinës janë mbi 100 veta. Përjashta godinës janë me qindra e qindra protestues të cilët kërkojnë që policia të mos rrëzojë Teatrin Kombëtar.

Përplasjet kanë të ashpra gjatë gjithë ditës.

Por tani në mbremje artistët i kanë bërë thirrje shkrimtarit të madh Ismail Kadare që të vijë e ti mbrojë te Teatri, pasi ardhja e tij do jetë forca shpirtërore e një KOMBI. Këtu janë luajtur dramat e mëdha të filmave të Kadaresë, po thonë artistët e Teatrit Kombëtar.

Hajde Ismail Kadare!-po bërtasin artistët para Teatrit Kombëtar.

Ku je Kadare?!