Sigal

Në një kohë kur pritet nëse ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar të dekretohet apo jo nga presidenti Ilir Meta, artistët i kanë dërguar atij një letër, ku kërkojnë rishikimin e projektligjit.

Në një konferencë para mediave nga jashtë institucionit të Presidencës, artistët i kanë kërkuar Metës një takim. Në letrën në fjalë thuhet se Gjykata Kushtetuese mungon për shkak të kuorumit, ndaj edhe sipas tyre Meta duhet të ndërhyjë për të rishikuar ligjin, si hallka e fundit. “Ju duhet të ishin filtri i parafundit në këtë proces. Por meqë mungon Kushtetuesja, ju jeni filtri i fundit. Riktheheni atë për rishqyrtim”, thuhet në letër.