Artan Lame: Informaliteti dhe zonat informale, në rrugën e zgjidhjes të ALUIZNI-t

511
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte dje i ftuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku mbajti një leksion të hapur me temë “Fenomeni shqiptar i informalitetit” dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve të pranishëm. Dekani i Shkencave Politike dhe Juridikut pranë këtij universiteti, Afrim Krasniqi tha se “Lame nuk vjen para studentëve thjeshtë si një zyrtar që merret me problematikën e legalizimeve të zonave informale, por është një nga studiuesit më të mirë të historisë së Shqipërisë dhe njohës i trashëgimisë kulturore”.  Lame në fjalën e tij preku çështjen e informalitetit si një fenomen që i ka rrënjët jo në vitin 1990, por që në antikitet e mesjetë. Lame bëri një tablo të gjatë të historisë së urbanizimit në shoqërinë shqiptare që nga Mesjeta, Perandoria Osmane, me ndërtimet e para sipas rregullave në fund të kësaj perandorie, për të ardhur tek lulëzimi i vërtetë i ndërtimeve me dy Luftërat Botërore, të mirat dhe të këqijat e regjimit komunist në këtë pikëpamje dhe deri në ditët tona kur janë mijëra ndërtime pa leje dhe zona informale. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t iu përgjigj interesit të studentëve mbi impaktin social dhe ekonomik të procesit të legalizimit, për problematikën e ndërtimeve pa leje në zonat arkeologjike dhe turistike në Durrës, etj.