Arsyet përse rrethrrotullimet janë burim aksidentesh dhe kriteret që duhen ndjekur në ndërtim

1610
Sigal

Flet eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe për problematikat që shoqërojnë rethrrotullimet

Rrethrrotullimet janë një burim jo i pakët aksidentesh në Shqipëri. Por aksidentet normalisht që burojnë nga një sërë elementësh që kanë të bëjnë si me ndërtimin dhe projektimin e rrugës dhe me pas me përdoruesit e rrugës. Në lidhje me sigurinë e rrethrrotullimeve dhe me planin zbatues për ndërtimin e tyre ka folur për “Telegraf” eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe. Ndër elementët kryesorë që duhen pasur parasysh në projektimin e një rrethrrotullimi janë: Distanca të dukshmërisë, sinjalistika dhe ndriçimi, rruga projektuese. Duke folur në lidhje me këto elementë zoti Sulçe ka shpjeguar si më poshtë:

Distanca të dukshmërisë

Paraqitja grafike dhe vërtetimi i pamjeve për t’u garantuar në baze të kritereve të ndryshme të dukshmërisë.

Sinjalistika dhe ndriçimi

Projekti i sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Shqyrtime përsa i takon karakteristikave fotometrike që duhet të garantohen nga sistemet e ndriçimit.

Rruga projektuese

Të bashkangjitur grafikëve të projektit:

•Planimetria e gjendjes faktike

•Planimetria e vlerësuar e rrethrrotullimit

•Seksione tip

•Profile gjatësore

•Vërtetime të dukshmërisë

•Projekti i sinjalistikës.

Distancat e dukshmërisë në rrethrrotullim

Disa nga kushtet që duhen zbatuar në ndërtimin e rrethrrotullimeve me qëllim shmangien e aksidenteve sipas ekspertit Sulçe janë: Distancat e dukshmërisë në rrethrrotullim, kriteri i dukshmërisë për ndalimin në degën hyrëse. Sipas tij manovrat e hyrjes dhe të kalimit, tipike të një kryqëzimi me qarkullim rrugor, për të ardhmen e sigurisë, kërkojnë, midis kushteve kryesore ekzistencën e hapësirave të lira të duhura nga pengesat që mund të zënë fushën pamore të drejtuesit (të vendosur përgjithësisht në një lartësi nga toka baras me 1,00 m – 1,10 m). Eksperti sqaron se në përgjithësi nuk konsiderohen pengesa pamore, elementët jo të vazhdueshme (si shtyllat për ndriçimin, sinjalistika, pemët) që kanë gjerësi horizontalisht më të vogël se 0,80 m. Vërtetimi i përshtatshmërisë së ofertave pamore nga një rrethrrotullim, pa marrë parasysh ndikimin e trafikut, kushtet atmosferike dhe ndriçimin artificial të natës, mund të ndodh nëpërmjet 6 kritereve të dukshmërisë (prej të cilave gjithmonë 4 janë të detyruara dhe 2 për t’u zbatuar vetëm në rastet në të cilat krahët e rrethrrotullimit strehojnë kalimet për këmbësorët ose çiklistët) veçoritë e të cilave paraqiten në vazhdim.

Kriteri i dukshmërisë për ndalimin në degën hyrëse

Në një rrethrrotullim është e rëndësishme që të zbatohet edhe kriteri i dukshmërisë për ndalim në degën hyrëse me qëllim shmangien e aksidenteve në këto vende. Zoti Sulçe sqaron se para së gjithash me kriterin e parë synohet të garantohet një hapësirë e duhur, e spastruar nga çdo lloj pengese pamore, midis automjetit në afrim të kryqëzimit dhe vijës së “dhënies përparësi” për të lejuar ndalimin e automjetit.

Sipas tij e tërë kjo hapësirë, e përcaktuar nga largësia dukshmërisë për ndalimin e formuar nga kontributi i dy termave: njëri i lidhur me kohën e përgjithshme të kundërveprimit (reagimit) të shoferit dhe tjetri me hapësirën e frenimit të automjetit; të dy termat varën nga shpejtësia e afrimit në kryqëzim.

Kriteri i dukshmërisë në të majtë (ose të dukshmërisë të çerekut të unazës)

Plotësimi i kriterit të dukshmërisë në të majtë shërben për të siguruar përdoruesit pranë hyrjes në rrethrrotullim, perceptimin e automjeteve përreth unazës në kohë për të modifikuar shpejtësinë e tyre dhe kështu të hapin rrugën ose në qoftë nevoja të futen në unaze. Mënyrat e verifikimit të këtij kriteri të dukshmërisë mund të merren me tre hapat kryesore pasuese:

•vendoset pika e vrojtimit të përdoruesit në hyrje në një distancë prej 20 m nga vija e “dhënies përparësi” që përkon me buzën e rrethit të jashtëm;

•fiksohet pozicioni planimetrik i automjetit në hyrje në vijën e mesit të korsesë hyrëse në rrethrrotullim (në një distancë minimale prej 1,50 m nga buza anësore e karrexhatës) dhe lartësia e vrojtimit vendoset në 1,00 m në planin e kalueshëm;

•në rastin e rrethrrotullimeve me 4 krahë ose më shumë, zona për të cilën është e nevojshme dukshmëria e plotë i përgjigjet çerekut të unazës rrethore të vendosur në të majtë të degës hyrëse, me shtimin e zonës së vendosur poshtë saj, e përkufizuar nga drejtëza që ka vetitë pasuese: kalon nëpër pikën e vrojtimit, është tangjente me rrethin e jashtëm dhe ndërpret zgjatjen e rrezes së rrethrrotullimit që përkufizon në pjesën e sipërme çerekun e unazës rrethore. Në rastin e rrethrrotullimit me 3 krahë, zona duhet të shtrihet deri në lidhjet e ndryshme me të afërta në të majtë. Në situatat me kushtëzime të veçanta, mbi të gjitha në rrethet urbane, është e mundshme të zvogëlosh distancën midis pikës së vrojtimit dhe vijës se ndalimit nga 20 m në 3 m, duke përdorur shenjën e “Stop”-it në vend të shenjës së “dhënies përparësi”.

Kriteri i brezit (shiritit) rezervë

Sipas zotit Sulçe Kodi i ri Rrugor dikton praninë e zonës së lirë nga pengesat (artikulli 16 për rrethet urbane dhe artikulli 18 për rrethet ekstraurbane), për t’u njëjtësuar në të ashtuquajturat breza rezervë (për t’u vlerësuar sipas tregueseve të sjellë në tabelën 4.19) dhe në një trekëndësh të mëtejshme të dukshmërisë “që ka dy brinjët në përafrimet që përkufizojnë brezat rezervë. Gjatësia e të cilave e matur nisur nga pika e ndërprerjes se këtyre përafrimeve të jetë e barabarte me dyfishin e distancave të përcaktuara nga Rregulloria, dhe brinja e tretë përbehet nga segmenti që bashkon pikat e skajeve”.

Kriteri i dukshmërisë automjet – këmbësor

Në lidhje me kriterin tjetër zoti Sulçe sqaron se: “Në rastin e rrethrrotullimeve që kanë të bëjnë me kalimet e këmbësorëve ose çiklistëve është e nevojshme teë vërtetosh kriterin e pestë të dukshmërisë; d.m.th. duhet që kalimet e këmbësorëve të rezultojnë të dukshme nga automjetet qarkulluese në unaze dhe/ ose atyre që duhet të futen në rrethrotullime që vijnë nga dega menjëherë nga e majta e kalimit”. Ndërkohë që për rrethrrotullimet pa kalime të këmbësorëve megjithatë do të duhet të parashikosh një vërtetim të kalueshmërisë së këmbësorëve. Në veçanti, në rastin e automjeteve në hyrje do ti referohemi shpejtësisë mesatare të llogaritur duke iu referuar dy rrezeve të kthesës: asaj në hyrje dhe rrezes së shmangies. Shpejtësia mesatare e automjeteve në rreth do të vlerësohet duke mbajtur parasysh rrezen e qarkullimit (e llogaritur duke marrë parasysh automjetin e vendosur në mënyrë planimetrike në 2 m nga ishulli qëndror).

Kriteri i dukshmërisë këmbësor – automjet

Ky kriter si dhe i mëparshmi duhet zbatuar kur në rrethrrotullime janë të pranishme kalimet e këmbësorëve ose të pjesëve të kalueshme nga çiklistët. Në këtë rast, për përmirësimin e sigurisë së përdoruesve të dobët, është e nevojshme të garantosh edhe pamjen e saktë, nga ana e këmbësorëve, të drejtuesit të automjetit.

Pika e vrojtimit e këmbësorit ndryshon nga 1,10 m për fëmijët dhe të rinjtë, në 1,70 m për të rriturit. Në praktikë, siç vihet në dukje nga figura 4.32, duhet të caktosh një zonë të lirë nga pengesat, rrethinat e së cilës janë përcaktuar nga distanca e dukshmërisë këmbësor – automjet (Dp).

Box

Klasifikimi i rrethrrotullimeve

Rrethrrotullimet klasifikohen në bazë të përmasave, numrit të korsive dhe shtrirjes urbanistike në të cilën janë vendosur. Në funksion të këtyre parametrave mund të përkufizohen gjashtë kategori të ndryshme:

•Rrethrrotullimet e vogla

•Rrethrrotullimet e dendura urbane

•Rrethrrotullimet urbane me korsi të vetme

•Rrethrrotullimet urbane me korsi të dyfishtë

•Rrethrrotullimet ekstraurbane me korsi të vetme

•Rrethrrotullimet ekstraurbane me korsi të dyfishtë