ARSIMI PROFESIONAL: KANDIDATËT TRANSFEROHEN, PAVARËSISHT MESATARES

611
Sigal

Arsimi profesional – Kandidatët kanë mundësi transferimi pavarësisht notës mesatare

Kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare. Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit, tashmë në fuqi, këta aplikantë ndryshe nga të tjerët, do të kenë mundësi transferimi pavarësisht notës mesatare. Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin sipas të cilit; Kandidatët që aplikojnë për transferim të studimeve apo për program të dytë studimi duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë për programet e studimit për të cilat aplikojnë. Sipas udhëzimit transferimi i studimeve, mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj, të ndjekur nga kandidati në universitet publik apo privat i licencuar dhe akredituar për programin përkatës të studimit, vendase apo të huaja. Datat e aplikimit janë 3 shator deri më 14 shtator .Pas dorëzimit të dokumentacionit universitetet shpallin listat e kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar për program të dytë studimi brenda datës 17 shtator 2018. Ndërkohë kandidatët për studentë kanë mundësi të mësojnë nëse janë apo jo fitues brenda datës 3 tetor, pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve nga komisionet e ngritura nga universitetet të cilat brenda kësaj date publikojnë listat në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare. (SCAN)