Arsimi parauniversitar, ja ku do punësohen 1500 praktikantë

947
Përcaktohet ndarja sipas drejtorive arsimore për personat që do të punojnë me kontrata të përkohshme për vitin 2018
Qeveria ka ndarë sipas drejtorive arsimore numrin e praktikantëve me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar. Këta praktikantë do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2018 dhe 15 shtator – 31 dhjetor 2018 dhe numri në total do të jetë 1.500 praktikantë. Sipas vendimit të qeverisë, praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi (njësitë arsimore vendore) pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në emër të punëdhënësit dhe të punëmarrësit, në masën 27.9%. Njësitë arsimore vendore (drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore), gjatë periudhës për kryerjen e praktikës profesionale, realizojnë çdo muaj pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në emër të punëdhënësit në masën 16.7% si dhe në emër të punëmarrësit në masën 11.2%, të përllogaritur. Masa mujore e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përllogaritet mbi pagën minimale mujore 24 mijë lekë. Ndërkohë, ndryshimet në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi reflektohen menjëherë në masën e pagesës që punëdhënësi paguan çdo muaj për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Efektet financiare për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2018, të përllogaritur në emër të punëdhënësit dhe të punëmarrësit, në shumën 90 milionë lekë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2018, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Drejtoria Arsimore Rajonale 1 janar – 15 qershor 2018 15 shtator – 31 dhjetor 2018 
Berat 56 56
Dibër 40 40
Durrës 88 88
Elbasan 104 104
Fier 82 82
Gjirokastër 21 21
Korçë 63 63
Kukës 36 36
Lezhë 36 36
Shkodër 88 88
Qyteti Tiranë 170 170
Qarku Tiranë 67 67
Vlorë 69 69
Kuçovë 14 14
Skrapar 13 13
Bulqizë 20 20
Mat 31 31
Krujë 31 31
Gramsh 22 22
Librazhd 40 40
Peqin 16 16
Lushnjë 66 66
Mallakastër 16 16
Përmet 13 13
Tepelenë 18 18
Devoll 14 14
Kolonjë 8 8
Pogradec 37 37
Has 12 12
Tropojë 18 18
Kurbin 26 26
Mirditë 18 18
Malësia e Madhe 20 20
Pukë 16 16
Kavajë 36 36
Delvinë 7 7
Sarandë 17 17
Kamzë 51 51
TOTALI 1,500 1,500
Sigal