ARRSH jep informacion për gjëndjen e rrugëve: Në gatishmëri mjete dhe punëtorë, ja situata

487
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion për gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin nisur nga situata e krijuar nga reshjet që kanë nisur prej më shumë se 24 orësh. Ndërsa në veri të vendit, si në Peshkopi, Bulqizë, në Lezhë por edhe në Shqipërinë e mesme ka patur edhe përmbytje. Gjendja nuk paraqitet e mirë në asnjë prej qyteteve, pasi rrugët janë të tejmbushura me ujë.
Informacion mbi gjëndjen e  kalueshmërisë së akseve rrugore kombëtare
TIRANË
Aksi Tiranë-Kërrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gatishmëri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtorë.
Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gatishmëri janë mjete dhe punëtorë. Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.
Tek nënkalimi i Mulletit rruga është devijuar në aksin e vjetër, si pasojë e pranisë së ujit në këtë vend.
Nga informacioni që është dërguar nga supervizori i Kontratës nr.2, ne segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj që i përket kësaj kontrate, në vendin Ura e lumit Derje, është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml.
Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqësues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore. Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin , për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare. Janë marrë masa me sinjalistikë.
DURRËS
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.
VLORË
Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.
Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh.
Në Llogora janë në gatishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Të bëhet kujdes në kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.
GJIROKASTËR
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku janë ne gatishmëri 1 fadromë dhe 6 punëtorë, dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gatishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë.
ELBASAN
Ka reshje shiu në të gjithë qarkun
1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:
1. Murrash, km 73-77
2. Dragostunjë, km 81-84
3. Pishkash, km 101-103
4. Qafë Thanë, km 110-113
Në gatishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punëtorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata për momentin është normale.
Në aksin Librazhd-Steblevë situata për momentin është normale. Këtu janë në gatishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadrome dhe 11 punëtorë.
2. Aksi Elbasan-Peqin ka si pika më të vështira:
1. Derven, km 60-63
2. Babluc, km 66-67
Në këto momente qarkullimi është normal. Këtu janë në gatishmëri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punëtorë.
3. Në Papër, km 57, situata është normale.
4. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të vështirë:
1. Banjë – Drizë, km 77-89
2. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80
Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punëtorë në gatishmëri.
5. Aksi Gramsh-Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104-109, qarkullimi kryhet normalisht.
Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gatishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera. Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës.
KORÇË
Në të gjithë qarkun ka reshje shiu dhe temperaturat janë rritur. Kjo ka sjellë përmirësim në qarkullimin e mjeteve. Aksi Korçë-Dogana Kapshticë, gjendja është normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën.
Aksi Korçë-Voskopojë kalimi është normal. Edhe ne aksin Korçe – Dardhë nuk ka probleme me qarkullimin.
Gjendja e akseve të tjera rrugore të Qarkut Korçë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.
Ne akset e këtij qarku janë ne gatishmëri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punëtore ne segmentet me problematike. Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika në vendet ku ka prani të ngricave në rrugë.
FIER
Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak te fluksit të makinave.
BERAT
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuadër të kontratave me performancë.
KUKËS
Në të gjithë qarkun, ka patur reshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Në aksin Tuneli Kalimash-Kukës-Morine janë në gatishmëri 3 mjete, ne aksin Kukës – Krume janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Draj Reç janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës-Ura e Zapodit janë në gatishmëri 2 mjete, ne akset e Tropojës janë në gatishmëri 10 mjete.
1. Në aksin Krumë- Qafe Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
2. Në aksin B. Curri-Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka h rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
3. Në aksin Fierzë-Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
4. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
5. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.
Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
Të bëhet kujdes dhe te respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rruge dhe rënie gurësh e materialesh të tjera. Gjithashtu të bëhet kujdes ne ato segmente ku ka ngrica në rrugë.
DIBËR
Në të gjithë qarkun ka reshje shiu. Në akset e këtij qarku janë në gatishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rruge. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te rënies se materialeve ne rruge, si dhe te lagështisë në rrugë.
1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në këto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gatishmëri janë 2 mjete.
2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka reshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Të behet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.
SHKODËR
Në të gjithë qarkun ka reshje shiu.
Në akset Dedaj-Razëm dhe Koplik-Bogë ka rënie gurësh si pasojë e reshjeve të shumta. Në gatishmëri janë 2 mjete fadroma, që po bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër-Qafë Qelë ka rrezik për rënie gurësh në rrugë. Edhe këtu është në gatishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Rrëshen – Qafe Benë janë në gatishmëri 2 mjete. Në aksin Qafe Mali–Fierze janë në gatishmëri 2 mjete, ne aksin K.Hadroj – Qafe Bene janë në gatishmëri 2 mjete.
1. Në aksin Qafë Laç–Qafë Qele ka zona me rrezik për rënien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.
2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojës, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Në gatishmëri është 1 mjet.
3. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gatishmëri është 1 mjet.
4. Në aksin Vau i Dejës-Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim. Të bëhet kujdes në zonat ku ka ngrica në rrugë, për shkak të temperaturave të ulëta të natës. Gjithashtu të bëhet kujdes ne zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.
LEZHË
Në të gjithë qarkun ka reshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot-Skurraj-Rrëshen është në gatishmëri 1 mjet, në aksin Ura e Zogut-Rubik-Rrëshen është në gatishmëri 1 mjet, në aksin Rrëshen-Tuneli i Thirrës janë në gatishmëri 3 mjete.
1. Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura:
a. Mashterkovë km 26,
b. Fan km 28.5,
c. Bicak km 34,
ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.
2. Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka dëmtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, në km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin. Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
Sigal