Arrorët, produktet e vërteta natyrale të jetëgjatësisë

1169
Përfshirja e arrorëve në dietë do t’ju shtojë jetën. Arrorët apo frutat e thata përmbajnë acide yndyrore të pangopura dhe lëndë të tjera ushqyese shumë të shëndetshme për zemrën. Ato janë ushqimi perfekt për mesvaktet ose kur jeni në lëvizje. Vetëm nëse jeni alergjikë ndaj frutave të thata, përndryshe nuk ka asnjë rrezik në konsumimin e tyre, prandaj duhet t’i përfshini patjetër frutat e thata si pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën. Bajamet, arrat, lajthitë, fistikët, shqemet janë ndër frutat e thata më të shëndetshme.

A e mbrojnë ato shëndetin e zemrës?
Studime të ndryshme kanë treguar se arrorët mund të jenë të mira për shëndetin e zemrës dhe të ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës dhe shkaktarët e tjerë. Një mënyrë është duke ulur nivelet e kolesterolit të keq (LDL), i cili ndikon në formimin e pllakës bakteriale në enët e gjakut. Duke ngrënë më shumë fruta të thata, ulet rreziku i zhvillimit të mpiksjeve të gjakut që shkaktojnë atak në zemër. Frutat e thata përmirësojnë gjithashtu qarkullimin e gjakut duke pastruar arteriet.

Çfarë u jep frutave të vogla këtë veti mirëbërëse?
Përveçse janë të pasura në proteina, shumica e frutave të thata përmbajnë të paktën disa nga këto lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën dhe jo vetëm:

Yndyra të pangopura. Nuk dihet akoma përse, por mendohet se yndyrat e “mira” tek frutat e thata – si ato mono-të-pangopura ashtu edhe ato poli-të-pangopura – ulin nivelet e kolesterolit të keq shkruan Shëndeti.

Acide yndyrore omega 3.
Acidet yndyrore omega 3 gjenden më shumë tek peshku, megjithatë edhe shumë fruta të thata janë gjithashtu të pasura në acide yndyrore omega 3. Këto janë një formë e shëndetshme e acideve që mbrojnë zemrën, përveç të tjerave, duke parandaluar çrregullimin e ritmit që çon në atak në zemër.

Fibrat.
Të gjitha frutat e thata përmbajnë fibra, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Fibrat japin gjithashtu ndjesinë e ngopjes, kështu do të hani më pak. Këto lëndë ushqyese luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Vitamina E.
Kjo vitaminë parandalon formimin e pllakës bakteriale në arterie që çon në zhvillimin e dhimbjeve në kraharor, sëmundjen e arterieve koronare ose atakun në zemër.

Sterolet bimore.
Disa fruta të thata përmbajnë sterole bimore, një substancë që ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit. Sterolet bimore shtohen shpesh te produkte si margarina dhe lëngu i portokallit për përfitime shtesë shëndetësore.

L-arginine.
Frutat e thata janë gjithashtu një burim i mirë i l-arginine, një substancë kjo që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mureve arteriale duke i bërë ato më elastike dhe më pak të rrezikuara nga mpiksjet e gjakut, që bllokojnë qarkullimin e tij.

Sasia e rekomanduar për frutat e thata
Rreth 80% frutave të thata janë yndyrë. Edhe pse mendohet se pjesa më e madhe e tyre janë yndyra të shëndetshme, janë përsëri shumë kalori. Prandaj duhet t’i konsumoni ato me moderim. Idealja do të ishte sikur t’i përdornit frutat e thata si zëvendësues të yndyrave të ngopura, si ato të gjendura tek mishi, produktet e qumështit etj.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të konsumoni rreth 4 racione me fruta të thata të pakripura në javë. Një racion është një grusht i vogël.
Sigal