Arrestohet ‘skifteri’ i Fierit. Ja emri

273

Bie në pranga pranga autori i vjedhjes me dhunë të dy varëseve të floririt të një gruaje.

Por Mariglen Lamaj dyshohet se ka kryer edhe një seri grabitjesh të tjera, ngjarje këto të zbardhura dhe dokumentuara nga policia.

Policia e Fierit bën të ditur se, Mariglen Lamaj është autor edhe i 8 grabitjeve të tjera, kryesisht motoçikleta e biçikleta.

Ndërhyrja  në kohë e shërbimeve të policisë vë në pranga autorin e vjedhjes me dhunë të  dy varëseve të floririt të një  shtetaseje.

Image

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e floririt

Zbardhen dhe  dokumenton edhe 8 vjedhje  motoçikletash dhe biçikletash të kryera nga ky shtetas.

Në sallën Operative  të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në  lagjen ‘Bishanak’ Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen  dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera  nga  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier  u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L.

Image

Konkretisht:

• Në datë 20.04.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen ‘1 Maj’.

• Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.

• Në datën 02.07.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen ‘29 Nëntori’.

• Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H,  në Hasturkas.

• Në datën 22.01.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ Fier.

• Në datën 07.03.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H,  në lagjen ‘11 Janari’.

• Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen ‘15 tetori’.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’.