Arrestohet shqiptari me 4 emra i shpallur në kërkim ndërkombëtar

628
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 40-vjeçar nga Laçi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Në pranga ra Denis Prodani, i cili përdorte edhe tre identitete të tjera, Gentian Lisi, Gentian Gjonaj dhe Bledi Gjonaj.
Më 4 Korrik 2005 ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për vjedhje me pasoja të rënda.
Ndërkohë, më 15 Nëntor 2017 është nxjerrë një tjerër urdhër për Denis Prodanin, i cili duhet të vuajë 14 vite e 8 muaj burg në Itali për vjedhje dhe vjedhje me pasoja të rënda. 40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt shtetit italian. 
Sigal