Sigal

Shefi i stacionit të policisë së Patosit është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Flamur Veliu u përfshi në një aksident rrugor dhe rezultoi se ishte fajtor i përplasjes. Veliu u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Mësohet se ai përplasi disa makina të parkuara pranë “Mullirit të Artë” në Fier. Flamur Veliu akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.