Arrestohet punonjësi i policisë kufitare në “Qafë-Botë” për kontrabandë cigaresh

638
Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sot në orët e para të mëngjesit, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestuan në flagrancë një punonjës të policisë kufitare të P.K.K. “Qafë-Botë” Sarandë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë inspektor Sokrat Guga, punonjës policie, i cili ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale, të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcisë”. SHÇBA, pas një hetimi pro-aktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit, dokumentoi veprimtarinë e kundraligjshme të këtij punonjësi policie, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcisë”, konkretisht cigare të markës “Marlboro” dhe “Slims”.
Guga, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shopnë pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallrat i transportonte me mjetin e tij, tip “Benz Mercedez” me targa SR4660 B, dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Sarandës. Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në orët e para të mëngjesit në rrugën“Çamëria”, në segmentin rrugor “Qafë-Botë” – Shkallë, të rrethit Sarandë,punonjësit të policisë Guga iu kapën 36 kuti me steka cigaresh. 
SHÇBA sekuestroi në cilësinë e provës materiale kutitë me cigare, 1 automjetqë i përkiste shtetasit të arrestuar, si edhe 2 aparate telefona celularë. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Sarandë.
Sigal