Arrestohet për trukim futbollisti shqiptar

573
Një futbollist me origjinë shqiptare është arrestuar për përfshirje në trukim ndeshjesh. Armando Aruçi sulmues i skuadrës Virtus nga San Marino është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e së shtunës.
Sipas mediave ishte aty për të ndjekur finalen e kampionatit. Armando Aruçi dyshohet se është përfshirë në përcaktimin e rezultatit të takimit të Kupës Titano mes skuadrës së tij Virtus dhe San Xhovanit, e fituar me rezultatin 1 – 0 nga rivalët.
Për këtë sfidë janë vendosur shuma të larta aq sa fitimet kalojnë 300 mijë eurot. Italia është goditur vazhdimisht nga trukimet e ndeshjeve
Sigal