Arrestohet për sulme terroriste një shqiptar në Vjenë

509
Autoritetet austriake raportojnë se kanë arrestuar një person i cili dyshohej se planifikonte sulme terroriste në Vienë.
Zëdhënësi i policisë Thomas Keiblinger tha për Austria Press Agency se i dyshuari është nën vëzhgim pasi autoritetet morën një njoftim nga Shërbimet e Huaja Inteligjente, dhe e arrestuan sot pasdite në një apartament në Vienë.
Gazeta austriake Kronen Zeitung raporton se i dyshuari është me kombësi shqiptare dhe se kishte hyrë në Austri po ditën e sotme.
Nga njoftimi i ardhur nga shërbimet inteligjente thuhet se ai është pjesë e një grupi ekstremistësh islamikë shqiptarë, që po planifikonin sulme në Vienë mes 15-30 janarit.
Sigal