Arrestohet për plagosje 27 vjeçari, shpallet në kërkim i riu nga Kashari

654
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 27 vjeçari si dhe shpalljen në kërkim të një tjetër shtetasi.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6 arrestuan shtetasin Gazmend Osmani, 27 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallën në kërkim shtetasin T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar.
Shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë pasi, me datë 16.02.2018 rreth orës 11:00, në rrugën “Azem Meshi” në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.
Në vijim të punës, për kapjen e tyre , më datë 17.02.2018 shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani.
Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.
Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.
Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të , njëkohësisht edhe bashkëpunëtor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
• dy maska dhe një karikatore arme zjarri pistoletë me pesë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet ,89,84,278/2 ,300 dhe 242 -25 të Kodit Penal.
Sigal