Arrestohet për korrupsion Etrit Berisha, inspektori i drejtorisë Rajonale të AKU-së

506
Arrestohet për korrupsion inspektori i drejtorisë Rajonale të AKU-së në Tiranë. Burime nga policia bënë me dije se Etrit Berisha, 33 vjeç, ishte shpallur në kërkim që më 20 shtator të këtij viti pasi akuzohet për “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sigal

Ndërkohë, më datë 20 është ndaluar bashkëpunëtori i tij, Indrit Korbi. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim.