Arrestohet një tjetër terrorist në Berlin, dyshime për lidhje me 18-vjeçarin shqiptar

587
Policia gjermane ka arrestuar një terrorist të dyshuar që po përgatiste sulm në Berlin.
Sipas mediave gjermane, i arrestuari ka lidhje me 18-vjeçarin shqiptar që u arrestua dy ditë më parë në Austri, pasi mendohet se planifikonte të kryente sulm terrorist në metronë e Vienës.
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër për të arrestuarin në Gjermani, çfarë kombësie ka apo sa vjeç është.
Ndërkohë, hetimet në Austri sa i përket shqiptart Lorenzo K. janë duke vazhduar për të zbuluar lidhjet e tij me persona të tjerë radikalë. Deri tani dihet se babai i 18-vjeçarit është nga Tirana, ndërsa vet adoleshenti ka lindur në Vienë.
Informacioni për planin e shqiptarit të dyshuar terrorist u dha nga Agjencitë e huaja të Inteligjencës dhe u raportua se kohët e fundit ka qenë në Gjermani.
Sigal