Arrestohet një nga autorët e grabitjeve të këmbimeve valutore

149
Policia e Fierit në bazë të një pune intensive operative hetimore, bëri të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Exchange i fundit” ku është arritur të zbulohen dhe dokumentohen katër ngjarje të vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:
1. Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.
2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë.
3. Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.
4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro.
Në lidhje me këto ngjarje u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-Alket Velaj, 25 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier(i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”).
Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.