Arrestohet një efektiv policie në Korçë, akuzuhet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

526
Sigal

Një efektiv policie në Korçë është ndaluar i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Pas një denoncimi mediatik, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, N/Komisar E.S., 39 vjeç, banues në Korçë.

Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’ dhe ‘Falsifikim i formularëve’, thanë burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ia kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë, shtuan të njëjtat burime.