Arrestohet nga Policia protestuesi i parë nga Himara

967
Sigal

Shantazhi dhe terrori I policisë ndaj protestuesve të ditës së sotme të Opozitës së Bashkuar ka filluar me protestuesit e Himarës. Natën e kaluar eshtë thirrur dhe arrestuar nga policia e Himarës dhe më pas është trasportuar drejt DRP të Vlorës, protestuesi më aktiv e PD-së së Himarës, Aleko Bala. Dikujt nuk I ka ardhur për shtat banderola me parrullën shkruar në anglisht e protestuesve demokrat të Himarës të cilët aktualisht sot do të paraqiten pa parrullën e tyre për shkak të ndalimit policor të Aleko Balës si posedues I parrullës së protestës së 8 qershorit. Në tekstin e saj shkruhet : AUTOKTONËT E HIMARËS:- Nuk do të skllavërohemi! Jashtë nga tokat tona Oligark dhe Mafioz!”. Duke se kjo parrullë ka trazuar interesat e dikujt që në këtë situatë të tensionuar dhe tejet të trazuar të urdhërojnë policinë të marrë veprime të tilla acaruese dhe irrituese të turmës protestuese. Nuk jepet asnjë informacion për ndalimin e Aleko Balës ndërkohë që konfirmohet nga të afërm të tij se dhe më parë ka pasur shantazhe ndaj tij, por nuk lëkundet një njeri I palëkundur as nga torturat e diktaturës. Edhe makinat e protestuesve himarjot I janë nënshtruar ditës së sotme kontrollit policor.