Arrestohet në Tiranë 22-vjeçari malazez, vrau të dashurën ukrainase

560
Sigal

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Arsenije Stanović, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes si dhe kapja e tij.

22-vjeçari dyshohet se ka vrarë një shtetase nga Ukraina në Malin e Zi.

Sipas mediave malazeze, i riu kishte një marrëdhënie intime me ukrainasen, Anastasia Lashmanova, të cilën e vrau me thikë, ndërsa në kokë kishte goditje të forta. Nga hetimet, bëhej fjalë për një krim pasioni.

Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i të riut, i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.