Arrestohet në Rinas biznesmeni shkodran, në kamionin e firmës së tij u gjetën 700 kg kanabis

476
Sigal

Dy ditë
më parë, në kamionin në pronësi të biznesmenit Kacjolin Zefi, 51 vjeç, nga
Shkodra, u gjetën 700 kg kanabis. Në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të
ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion “Iveko” me targa AA 475 LO që
drejtohej nga shtetasi L.S., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës
material 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit
kanabis sativa.

Në vijim të këtij aksioni, ditën e
sotme është arrestuar biznesmeni shkodran, në Aeroportin e Rinasit, i cili po
kthehej nga Italia për në Shqipëri.

Ndërkaq, vijojnë hetimet e
mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dokumentimin e
plotë të ngjarjes.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e
Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me
Policinë Kufitare dhe Drejtorinë e Anti-Kontrabandës në vijim të punës së tyre
për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë sekuestruar
rreth 700 kg Cannabis Sattiva dhe shpallur në kërkim shtetasin:

• Kacjolin Zefi 51 vjeç, banues në
Shkodër.

Më datë 27.11.2016, në Portin e
Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion
Iveko me targa AA 475 LO që drejtohej nga shtetasi L.S. u gjetën dhe u sekuestruan
në cilësinë e provës materiale:

• 497 pako me peshë rreth 700 kg
lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së
Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i
narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit
Penal.