Arrestohet në Norvegji Baftjar Bruka, dyshohet si autor për tritolin në farmacinë e babait të Tahirit

489
Baftjar Bruka, një nga personat e kërkuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Saimir Tahiri më 10 shkurt të këtij vitit, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për vepra kriminale me qëllime terroriste është arrestuar nga policia në Norvegji.
Bruka është pjesë e grupit të tirtolit, së bashku me Vladimir Gjutën. Po ashtu ai është akuzuar në Itali edhe si kreu i një cellule terroriste. Baftjar Bruka ishte personi i fundit, i cili ishte shpallur në kërkim. 
Më 18 qershor u arrestua Vladimir Gjuta, njeriu që dyshohet se qëndron jo vetëm pas tritolit në farmacinë e familjes Tahiri, por edhe kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm. Në lidhje me këtë ngjarje vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta.
Sigal