Arrestohet në Holandë vrasësi shqiptar, pritet ekstradimi

694
Është arrestuar në Roterdam të Holandës, Hektor Mahmutaj, shqiptar i kërkuar nga Interpoli, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
Tashmë pritet kërkesa nga pala shqiptare për të bërë ekstradimin e tij në atdhe për të vuajtur dënimin për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit. Mahmutaj ishte duke i dhënë një makine të vjedhur dhe në momentin e kontrollit ka rezultuar edhe ne letra false greke.
Hektor Mahmutaj prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje. Në atë kohë ai mundi të shmangë ekstradimin. Në vitin 2007 Mahmutaj ishte në Liverpul, ku u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.
Sigal