Arrestohet në flagrancë një shtetas, i ofron ryshfet punonjësit të Policisë

559
Sigal

Goditet një tjetër rast i mitdhënies. I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative.Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Masar Braha, 48 vjeç, banues në Prizren-Prishtinë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Iveko” me targa 04934DT, në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.