Arrestohet me armë në brez, gjatë kontrollit në shtëpi i gjejnë edhe…

769
Sigal

Një person është arrestuar në Tiranë nga policia pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një armë zjarri në brez.

Personi i arrestuar mësohet se është një 45 vjeçar dhe është kapur në ambientet e një lokali.

Gjatë kontrollit në shtëpi atij i kanë gjetur edhe 17 fishekë.

Njoftimi:

Tiranë Vijon të rritet besimi i qytetarëve te Policia.

Dhjetra denoncime çdo ditë nga qyetarët për paligjshmëri në fusha të ndryshme.

Denoncimi në Komisariatin Dixhital, çon në pranga një shtetas që mbante armë zjarri me vete. Në Komisariatin Dixhital ka ardhur një denoncim se në rrugën e “Arbërit”, lagjja nr. 1 Bathore, në ambjentet e një lokali një shtetas kishte armë zjarri në brez.

Falë reagimit të menjëhershëm të Shërbimeve të Policisë të Komisariatit nr.5, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet do referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”