Arrestohet këngëtari Noizy, sherr me policinë për gjobat e papaguara të makinës

506
Sigal

Telashet e reperit Noizy me policinë nuk kanë të sosur. Vetëm pak muaj më parë ai u përlesh në mes të Prishtinës me Cozman, madje përdorën edhe armët, ndërsa dje raportohet të jetë ndaluar sërish nga policia.

Noizy është ndaluar nga policia e Durrësit për kontroll, por kur policët i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit, rezultoi se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe një mal me gjoba të papaguara. Të ndodhur para këtij fakti rrugorët e Durrësit kanë dashur ta shoqërojnë në polici, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por këngëtari nuk iu është bindur dhe është larguar me shpejtësi.

Arratia i ka zgjatur deri në patrullën e radhës, të cilët ishin sinjalizuar për një automjet tip Benz me targa AA 517 MT që i kishte shpëtuar policisë. Pasi është ndaluar Noizy është mbajtur për disa orë në komisarit dhe po ndiqet në gjende të lirë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.