Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia. Arrestimi i Ndokës vjen vetëm pak minuta pas arrestimit të një tjetër ish-deputeti të PS-së, Arben Çuko.

Arben Ndoka është arrestuar pasi mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për 46 vjeçarin, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.