Arrestohet i riu shqiptar, çfarë iu gjet në makinë

674
Sigal

Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar që u kap me kokainë në makinë.

22 vjeçari me banim në Veduggiato, u kap në Renate dhe gjatë kontrollit iu gjetën katër doza me kokainë në një peshë 1.6 gramë.

I riu shqiptar njihej për rekorde të mëparshme me drogën.

Ai tërhoqi vëmendjen e policisë pas veprimeve të dyshima

“Shqiptari, i pamartuar është tashmë i njohur në polici për krime të drogës”, – shkruajnë mediet italiane.

Tashmë shqiptari ndodhet nën arrest shtëpiak.