Sigal

Tritoli në banesën e Gazmir Dacit në zonën e Bathores, arrestohet autori. Ngjarja ka ndodhur më 27 Korrik në Bathore. Policia ka arrestuar 24 vjeçarin me iniciale Vilson Brahaj banues në zonën e Kamzës.

Arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 21:00 nga efektivë të kom. 5 në Kamëz. I arrestuari V.B është me precedentë penal për vjedhje.

Ndërkohë Gazmir Daci është i dënuar për vrasjen e Valmir Kolaverit. Daci u dënua me burgim të përjetshëm, po më pas përfitoi ulje dënimi në 35 vite burg.

Tritoli në familjen e Gazmir Dacit, mendohet se është vendosur për shkak të hasmërisë. Më herët Dacit iu bë atentat me snajper në burgun e Vaqarrit. Policia ka marrë në pyetje të arrestuarin V.B, 24 vjeç.

Burime shpkegojnë për fax ëeb se i arrestuari V.B ka pranuar autorësinë e krimit. V.B vendosi tritolin në familjen Daci në Kamëz por nuk tregon emrin e porositësit.