Policia e Tiranës ka arrestuar një 25 vjecar pasi ka kryer veprime të turpshme seksuale ndaj një vajze të mitur.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se gjatë mbrëmjes se djeshme në pranga ka rënë 25 vjeçari, Islam Xhaferi sepse një ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamëz, ka marrë në makine një nxënëse të klasës se 7 të kësaj shkolle dhe e ka çuar më pas në një hotel ku ka kryer veprime me natyrë seksuale.
Për ngjarje e rëndë, e mitura u ka treguar prindërve dhe se bashku me ta e në prani te psikologes ka kallëzuar 25 vjeçarin, i cili është vënë në prangat e policisë.