Arrestohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani

550
Sigal

TIRANE– Policia arrestoi mbrëmjen e sotme Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Arrestimi i Guvernatorit është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa mësohet, se në momentin e arrestimit Fullani ndodhej në banesën e tij. Kërkesa për arrestimin e guvernatorit Fullani, është dorëzuar në orën 16:00. Pas pak pritet konferencë në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me këtë arrestim. Kreu i BSh akuzohet për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së thesarit të Bankës së Shqipërisë u vodhën 713 milionë. Fullani aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Arrestimi i tij është bërë më urdhër të Gjykatës, pasi prokurori Ramadan Troci ka dorëzuar sot kërkesën e arrestimit. Ndërkaq, mësohet se ka edhe arrestime të tjera. Ditën e nesërme, guvernatori i BSh pritet të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ndërkaq, do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të nxjerrin përgjegjësitë e gjithsecilit të përfshirë në skandalin e vjedhjes së thesarit të BSh. Deri në këto momente numri i të ndaluarve arrin në 18, edhe pse për 5 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Në grupin e parë të të arrestuarve bënin pjesë edhe Bitraj e Bruzia, dy të akuzuarit kryesore për vjedhjen e kryer në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa në grupin e dytë bënin pjesë inventarizuesit.