Arrestohet fieraku, goditi me grushta laburantin e shëndetësisë

678
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka goditur me grushta një laborant të shëndetësisë.

Në pranga ka rënë Ilir Alushaj, banues në lagjen “29 Nëntori” Fier.

Sipas bluve ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, 9 mars 2017, te Drejtoria e Shëndetit Publik.

Alushaj për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin A.H, 33 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” me detyrë Specialist i Laboratorit Mikrobiologjik të Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sigal