Arrestohet beratasi i kërkuar për prostitucion në Itali

590
Shteti shqiptar ka ekstraduar në Itali, Marsel Selamajn, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për trafik qeniesh njerëzore.

Ekstradimi i i 36 vjeçarit, Marsel Selamaj, nga Skrevani i Beratit, erdhi pas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata e Napolit, ku është dënuar me burg për disa krime që ka kryer në vendin fqinj.

Mbi të rëndon akuzë e prostitucionit si dhe e emigracionit të paligjshëm.
Sigal