Arrestohet avokati Bashkim Hoxha, sms kërcënuese kryeministrit Rama

531
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga avokati Bashkim Hoxha, përmes mesazheve telefonike.

Avokati është vënë sot në pranga nga Policia e Tiranës, ndërsa prokuroria e Tiranës e cila ka nisur procedimin penal ndaj tij do të hetojë në lidhje me një mesazh kërcënues dërguar kreut të qeverisë në orën 04:00 të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e 102-vjetorit të pavarësisë.

Avokati Bashkim Hoxha do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Emri i avokatit Hoxha është i njohur për mbrojtjen ndaj Dritan Dajtit, të dënuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009.