Arrestohet administratorja e lojës vetëvrasëse

537
Një adoleshente është arrestuar nga policia si organizatore globale e lojës vetëvrasëse “Balena Blu”.

17-vjeçarja ruse akuzohet si “truri” i grupit të vdekjes, i cili ka nxitur dhjetëra fëmijë që të përfshihen në lojën e rrezikshme e shumë prej tyre kanë vrarë veten.

Ata kërcënonin viktimat se do t’iu vrisnin familjarët nëse nuk iu bindeshin urdhrave të tyre, duke përfshirë prerjen e damarëve me thikë apo akte të tjera vdekjeprurëse. Një 21 vjeçar është arrestuar gjithashtu në Moskë dhe akuzohet se ka nxitur vajzat adoleshente të shkojnë drejt vetëflijimit.

E dyshuara 17-vjeçare u arrestua në rajonin Krai të Khabarovskit në Rusinë jug-lindore.
Sigal