Sigal

Një 54-vjeçar, i identifikuar si Bajram Berisha, banues në Kosovë, është arrestuar në kufirin e Morinës.

Burri 54-vjeçar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në shtetin italian aty ku edhe kërkohej që prej vitit 2004.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

– Bajram Berisha, 54 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia.

Gjykata e Apelit/Milano, ka lëshuar ndaj tij urdhër “Arrestin” ndërkombëtar, më datë 17. 12. 2004, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe neneve 73, 74 të Dekretit Nr. 309/90.

Në përfundim të veprimeve hetimore Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimi në shtetin Italian si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.