Arrestohet 49-vjeçari, u kap duke transportuar drogë me gomone nga Shqipëria në Itali

479
Sigal

Mihallaq Boraku 49-vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane pas 20 vitesh i shpallur në kërkim.

Mediat italiane kanë raportuar se, Boraku akuzohet se ka trafikuar me gomone nga Shqipëria në Italia rreth 200 kg drogë.

49-vjeçari shqiptar u arrestua nga Policia e Cuneo në afërsi të Napolit dhe rezulton se është dënuar nga drejtësia italiane me 8 vjet e 4 muaj burg, ndërsa ishte shpallur në kërkim pas operacionit të antimafias së Torinos i koduar “Besa” dhe i ekzekutuar në maj të 1997.

Policia italiane konfirmon se, në gjurmët e shqiptarit kishin rënë prej dy muajsh ndërsa e kanë mbajtur në vëzhgim deri në finalizimin e arrestimit të tij. Ndërkohë kreu i Policisë së Cuneo, Emanuele Ricifari deklaroi se “ky qe një operacion mjaft i rëndësishëm që dëshmon se ngjarjet nuk mbeten në harresë.”