Arrestohet 42-vjeçari nga Fushë-Kruja, shkak dhuna në familje dhe kanabis në banesë

600
Sigal

 Një 42-vjeçar e ka pësuar keq pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet dhe kanabis në banesë.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se Luan Xhepi nën ndikimin e alkoolit dhe për motive të dobëta dhunoi 37-vjeçaren me inicialet M.XH.

Të njëjtat burime pohuan se në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike si dhe 1 thikë dhe 1 kaçavidë. Xhepi është person më precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Dhunë në familje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.